Sporti

Claudio Echeverri do të jetë futbollist i ri i Manchester City

01/03/2024 19:44
nga:Mergim Rreci

Claudio Echeverri është duke nënshkruar kontratë me Manchester Cityn , sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, i cili shton se kampionët e Anglisë kanë paguar 14.5 milionë euro për mesfushorin 18-vjeçar argjentinas.

Echeverri kishte kontratë me River Plate deri në dhjetor 2024 dhe një klauzolë prej 25 milionë euro, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesfushori, i cili garoi në Kupën e Botës U-17 për Argjentinën, nuk donte të rinovonte me River Plate dhe skuadra e Buenos Aires gjithashtu nuk donte ta linte atë të largohej si transferim i lirë.