Lajme

Clark thirrje qeverisë amerikane: Në Ukrainë të përdoret sistemi rakretor me rreze të gjata MLRS

05/28/2022 18:57
nga:G B

Wesley Clark, këshilltari i Jashtëm i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, i ka bërë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të fusin në përdorim armët me rreze t gjatë veprimi, MLRS, në Ukrainë.

Ai tha se pajisja ushtarake M777 është e mirë, po jo e mjaftueshme për t’i mposhtur rusët.

“Rusët tani po përdorin bombë vakum (termobarike) për t’i shkatërruar fshatrat në Ukrainën lindore. Ju lutemi, nxitoni me sistemet MLRS të ShBA-së në Ukrainë, beteja në Donbas është gjithnjë e më e keqe”, është shprehur Clark.

Kujtojmë se Wesley Clark kishte udhëhequr bombardimet e NATO-s në ndaj gjatë vitit 1999.