Lajme

Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – policia jep detaje

01/29/2026 17:46
nga:Sh R

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Antidrogës të zhvilluar në Suharekë.

Zëdhënësi Daut Hoxha, deklaroi se pesë persona u arrestuan në këtë aksion, tre prej tyre u ndaluan për 48 orë, derisa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.

“Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj”, deklaroi Hoxha për Klankosova.tv.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, theksoi Hoxha.