Showtime

Çka tha Efi mbrëmë pas eliminimit nga BBV Albania

02/05/2023 07:42
nga:G B

Mbrëmë, Efi u largua nga shtëpia e Big Brother Vip Albania, pas një televotimi ku të nominuar ishin ajo, Kiara e Luizi.

Të tre u nominuan nga Dea, e cila e kishte fituar “Lojën e Inteligjencës”.

Pas eliminimit, Efi tha se e ka menduar që do të dilte ajo.

“Mendoja se do dilja unë. Nuk do të doja të ndahej çifti. Më mirë kështu. Nuk e dyshoja fare zgjedhjen e Deas”, tha ajo.

Lidhur me eliminimin e sj kanë folur edhe Arbri e Zhaklin.

“Efi e ka fituar Big Brotherin e vet. E mori veten me kalimin e kohës. E penalizoi fakti i romancës brenda shtëpisë. Ka patur momente kur kam qenë dakord me të, ose kur kam qenë kundër. Shpesh herë ajo ka patur shpërthime emocionale, që është pika e dobët. Ndërsa pika e fortë, nuk i lëshon njerëzit”, tha Arbri.

“Unë e shpalla Efin shefe diplomacie. E mendoja lojtare të fortë. Nëse ajo do dilte më vonë, do na kënaqte”, tha Zhaklin.