Njoftimi i plotë me ngjarjet që pritet të zhvillohen sot:
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
– Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të shqyrtohet raporti informues mbi gjendjen e bujqësisë, raporti i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme për përgatitjet për ofrimin e shërbimeve për qytetarë në gjendjen civile gjatë sezonës së verës, etj. (Salla e Kuvendit të Mitrovicës, ora 10:00)
– Inaugurohet platforma “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me drejtorin e OJQ Konsumatori, Selatin Kaçaniku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:30)
– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takim me kryetarin e Odës e Hoteliersë dhe Turizmit e Kosovës, Hysen Sogojeva. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
– I ftuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me ankesat dhe propozim-vendimin e për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)
– Organizata truAktiv dhe 7 Arte te mbështetur nga Ambasada Holandës organizon Natën e filmit dhe dhurimit të librit në Mitrovicë. (Bibloteka e qytetit në Mitrovicë, ora 17:00)
– Filharmonia e Kosovës do të prezantojë koncertin premierë të Korit të Filharmonisë së Kosovës në kuadër të sezonit 2020/2021. (Kisha katolike “Shën Katarina” në Pejë, ora 18:00)


