Lajme

Çka po paralajmërojnë tre deputetët ‘rebel’ të VV-së?!

01/18/2023 11:07
nga:Gazeta Blic

Tre deputetët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, Visa Korenica e Gramos Agusholli e kanë publikuar një fotografi, me një mbishkrimin ‘provokues’.

“Po e fillojmë një vit “INTERESANT” në Kuvendin e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Rrahmani në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rrahmani, Korenica dhe një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes kanë pasur përplasje me liderin e VV-së, Albin Kurti për faktin se ata kanë dalë kategorik kundët Kodit Civil.

Madje, ata edhe publikisht janë ankuar se për shkak të këtij qëndrimi për Kodin Civil është hakmarrë kryeministri Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, pasi është larguar nga pozita e Koordinatorit të Qendrës së kësaj partie në Rahovec, ka theksua se kjo ka ndodhur për shkak të votës së tij kundër Projektkodit Civil në Kuvendin e Kosovës.

“Po, arsyeja është për shkak të qëndrimit tim ndaj Kodit Civil”, ishte shprehur Korenica.

Ai kishte theksuar se nuk është personi i vetëm i ‘sanksionuar’ në VV për shkak të qëndrimit kundër Kodit Civil, pasi që sipas tij, fatin e njëjtë e kanë pasur edhe disa deputetë tjerë.

“Ka pasur përjashtime edhe në zgjedhjet e fundit të brendshme të disa deputetëve që s’i kanë lejuar të kandidojnë për shkak të votës kundër Kodit Civil”, ka theksuar deputeti i VV-së, Visar Korenica.

Projektkodi Civil nuk ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës kur u hodh në votim më 16 mars të këtij viti. 29 vota ishin kundër, 28 për dhe katër deputetë abstenuan. Në momentin e votimit, prezentë në sallë ishin 77 nga 120 deputetë, nga të cilët 16 nuk morën pjesë fare në votim.Pika që deputetët kishin mospajtime ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.