Përveç ish-ushtruesit të detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, që refuzoi të jetë pjesë e kryesisë së re të partisë, një gjë të tillë e ka bërë edhe Donika Shahini.
Shahini e cila ishte cilësuar si prurje e re në kryesinë e PDK-së, ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook, se e ka refuzuar këtë detyrë.
Ajo ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë për shkaqe personale.
Shkrimi i saj i plotë:
Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re.
Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim.
Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat!


