Sporti

Çka po ndodhë me biletat e ndeshjes Ballkani-Zalgiris?

06/28/2022 21:16
nga:L J

Saktësisht pas një jave, skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen e parë historike në Evropë, në kualifikimet e Champions League.

Ekipi i Ballkanit do të luajë ndaj Zalgiris të martën me 5 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet me fillim nga ora 20:00, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Theranda dje njoftoi se biletat për këtë ndeshje do të shiten në mënyrë online – që nga dita e sotme.

Klubi i Ballkanit njoftoi mbrëmë se për të gjitha detajet, pra çmimin dhe mënyrën e blerjes do të njoftohen tifozët gjatë ditës së sotme, por një gjë e tillë nuk ndodhi, të paktën deri më tani (21:15).

“Biletat online të lojës ?? ???????? – ???????? nga nesër janë në shitje!! Biletat ?????? për ndeshjen ?? ????????-????????(Lituani) që do të zhvillohet në fazën e kualifikimit të UEFA Champions League, do të dalin në shitje nga nesër – 28 Qershor. Për detaje tjera, si për çmimin dhe linkun në të cilin mund t’i blini do ju njoftojmë nesër më hollësisht”, shkruante në postimin e bërë dje nga klubi i Ballkanit.

GazetaBlic Sport ka tentuar të marrë një përgjigje nga zyrtarët e Ballkanit për këtë çështje, por nuk kemi arritur.

Shpresojmë që të jetë thjesht ndonjë problem teknik, pasi interesimi duket mjaft i madh për këtë duel.