Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu i ka dhënë një dokument kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përderisa ky i fundit ishte i ulur në karrigen e tij, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka kontaktuar me Haxhiun i cili ka thënë se ky dokument përmban një kontratë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS e ku kjo e fundit tash e disa kohë kryer procedurat e prokurimit në emër të MSH-ës për blerjeve e barnave dhe materialit shpenzues për COVID 19.
“Kjo kontratë është e pa miratuar në Kuvend, ku MSH nga Buxheti i Kosovës e paguan 7.4% UNOPS për procedura të prokurimit dhe menaxhimit të kontratave. Marrëveshja është vetëm në gjuhën angleze dhe nuk është e miratuar nga Kuvendi. MSH përgjegjësit e saj i bart të UNOPS|, ka thënë Bekim Haxhiu për Gazeta Blic.
Kontrata ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS është valide qysh nga koha kur ministër ishte Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, por e vazhduar edhe nga ish ministri i Shëndetësisë nga LDK Armend Zemaj.
E njëjta qëndron ende valide.
Kryeministri Kurti tregon se kur pritet të lehtësohen masat anti Covid


