Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, për vendosjen e flamurit të Dardanisë, krahas flamurit të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se çka përfaqëson ky flamur dhe pse duhet të shfaqet kaq joserioze presidentja e vendit.
“Apo në këtë mënyrë, duke keqpërdorur pozitën që mban, ajo po përpiqet të tregojë se qenka pasuese e denjë e Ibrahim Rugovës” , ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Krahas flamurit kombëtar të Kosovës, Vjosa Osmani i pret mysafirët edhe me një flamur tjetër, “të Dardanisë”. Çka përfaqëson ky flamur, pse duhet të shfaqet kaq joserioze presidentja e vendit? Apo në këtë mënyrë, duke keqpërdorur pozitën që mban, ajo po përpiqet të tregojë se qenka pasuese e denjë e Ibrahim Rugovës dhe në këtë mënyrë të përfitojë politikisht, duke i bërë për vete “rugovistët”. Sipas kushtetutës, Kosova e ka një flamur. Flamujt tjerë presidentja le t’i mbajë në shtëpi, por jo në zyrë.


