Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, së fundmi u përfol për një paraqitje të tij në një lokal të Prishtinës, ku u dyshua se ai ka me vete një armë. Fotoja u komentua shumë në rrjet. Për të sqaruar këtë situatë, ai ka folur në emisionin “Fronatl” në T7.
“Kjo fotografi supozohet, si duket është përpunu pak, edhe hetimet le të vazhdojnë. Është mirë me hetu”, tha ai për foton, në të cilën u aludua se ka armë me vete.
Berisha hapi xhepin dhe nxorri gjësendet nga xhepi.
“Një telefon dhe një adapter, kryesisht të njëjtat i kam pas…Unë kam armë me leje, kur jam në zona malore mbaj, por jo nëpër qytet”, tha ai ndër të tjera.
E ajo që u vu re, ishte se Berisha kishte veshur xhaketën e njëjtë me të cilën u fotografua.