Të enjten e 16 qershorit, punëtorit e KEK-ut do të protesojnë për të kërkuar lejimin e tërheqjes së Trust-it dhe kjo sindikatë i ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen protestës.
GazetaBlic ka kontaktuar me organizatorin e kësaj proteste, Adnan Jashari i cili e sheh si lajm të mirë mbështetjen e punëtorëve të KEK-ut për protestë.
“Protesta do të mbahet nesër në ora 12:00, e kemi mbështetjen e sindikatës së re te punëtorëve të Kek-ut, kryesisë se sindikatës së policisë e të shërbyesve civilë!”, tha Jashari.
Jashari thotë se, kjo protestë do të jetë masive pasi që shumë qytetarë kanë shprehur gatishmërinë të bashkohen për tërheqjen e parave nga Trusti.
“Gjithashtu edhe qytetarë të ndryshëm kanë paralajmëruar që do të vinë të protestojnë”, tha ai.
Nëse përsëri nuk kalon votimi i Trustit në Kuvend, Jashari i tha GazetësBlic se protestat nuk do të ndalen me kaq.
“Nëse nuk votohet nesër, protestat do të shpeshtohen sepse qytetarët janë në gjendje kritike, shkaku i çmimeve të larta të produkteve bazike”, përfundoi Jashari.


