Lajme

Çka ndodhi në Aeroportin e Shkupit me Presidenten Osmani? Zv.ministri i MPB-së së Maqedonisë së Veriut jep detaje

08/01/2024 22:18
nga:G B

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është përballur me një situatë të paprecedentë në Aeroportin e Shkupit.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, tha se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Lidhur me këtë situatë, Astrit Iseni, zv.ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut foli në Pressing në T7, ai tha se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje janë duke e përcjellë situatën janë në komunikim me prokurorin që ka qenë i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë. Më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni.

Incidenti që i ndodhi presidentes në Shkup, Kupina: Vërehej qartë se delegacioni i Kosovës po provokohej

 

MPB-ja maqedonase: Osmani tentoi të kalonte pa e skanuar telefonin e bagazhin – tre persona të Gashit kërcënuan punëtorët e TAV-së