Xavi Simons imagjinoi të kishte një përvojë pak më ndryshe në Paris.
Lojtari holandez nuk është thirrur kurrë në ekipin e parë këtë sezon dhe kontrata e tij është gati të përfundojë dhe negociatat për rinovimin nuk janë as afër, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish lojtari i Barcelonës, ndërkohë, shënon dhe magjeps në Ligën e Kampionëve për të rinj dhe është duke pritur shansin e tij me ekipin e parë.
Në janar, nëse situata nuk ndryshon, ai mund të ndryshojë ekip ose të pajtohet të luajë më ekipin e të rinjëve të PSG’së.
/GazetaBlic Sport


