Lajme

Çka ndodhë nëse Albulena Haxhiu nuk kalon edhe tri herë të tjera? Flet Kadri Kryeziu

08/12/2025 10:54
nga:Genita C

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit – por këtë herë me udhëzime më të qarta.

Ata urdhërohen ta konstituojnë Kuvendin brenda një afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Por, çka ndodhë nëse Albulena Haxhiu nuk kalon as këto tri herë?

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese tha për GazetaBlic se nëse Albulena Haxhiu është përsëri kandidate e VV’së për kryeparlamentare dhe nuk kalon as këto tri herë, atëherë duhet të vijë propozimi tjetër.

Sipas Kryeziut, VV’ja mund ta ketë këtë të drejtë deri në 30 herë e pastaj shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse Haxhiu s’kalon, propozohet kandidati tjetër i VV’së edhe tri herë të tjera, deri sa të bëhen 30, pastaj nëse nuk arrihen votat për asnjërin, shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Kryeziu për GazetaBlic.

Por, kur mund të thirret seanca konstituive?

Por, kur mund të thirret seanca konstituive?

Nuk dihet saktësisht. Mund të jetë gjatë kësaj jave, apo më së largu javën e ardhshme, varësisht se kur publikohet aktgjykimi i plotë nga Kushtetuesja.

Seanca konstituive nuk mund të mbahet derisa Kushtetuesja ta publikojë aktgjykimin e plotë.

/GazetaBlic/

Pesë vrasje për 48 orë, avokati: Duhen dënime më të ashpra dhe kontroll më të fortë të armëve në Kosovë