Lajme

Çka mendon Armend Muja për Hamzen e Abdixhikun?, Duhet t’i kenë “5-6 çelesa” me hy në zyrën e kryeministrit

10/09/2024 22:12
nga:G B

Deputeti i VV’së, Armend Muja ka folur për kanditatin e LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatin e PDK’së, Bedri Hamza.

Muja në emisionin Pressing në T7 thotë se të dy për të hyrë në zyrën e kryeministrit iu duhën ‘5-6 çelësa fitues’.

“Garat në Kosovë kryesisht fitohen ose humben, me do çelsa, duhet me i pas 5-6 çelësa për secilën sferë duhet me pas një çelës fitues. E para është tek lidershipi, para krahasohen liderët me liderët. E dyta është standardi i jetesës dhe ekonomia. E treta është barazia sociale. E katërta është politika e mbrojtjes, siguria dhe e pesta janë të gjitha cështjet e tjera administrative dhe qeverisja me nder. Secili duhet me siguri 5-6 çelësa për me hy në zyrën e kryeministrit. Bindja është a ia jep çelsin ti njonit prej tyre me ta ru shtëpinë? Kështu matet tek votuesi”, tha Muja.

Tutje, ai thotë se Hamza dhe Abdixhiku kanë pasur çalime të mëdha sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes.

“Të dy kanë, tek siguria dhe mbrotja kanë pasur çalime të mëdhaja, te lidershipi të dy humbin në raport me Kurtin. E treta është tek Hamza e ka një dobësi të madhe, e paraqet Mitrovicën si avantazh, ka qenë gabim se qeverisja e tij ka qenë anemike”.