Lajme

“Çka kena pa Dibran, nuk pati njerëz – Beteja vazhdon”, Përplasje mes Azdren Shalës e Dibran Hoxhës për protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

04/21/2025 21:55
nga:G B

Gjatë emisionit “Pressing” të T7, u diskutua edhe për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Eklektike (ZRrE) për shtrejtimin e çmimit të energjisë elektrike.

Një prej organizatorëve të këtyre protestave është edhe Dibran Hoxha.

Azdren Shala, analist, tha se njerëzit po thonë se ata që po thirrin në protestë nuk e kanë seriozisht, shala shtoi se është i rëndësishëm masiviteti.

Pjësë nga ky diskutim:

Hoxha: Beteja është afatgjate. Fatkeqësia është se çmimi rrymës po shtrenjtohet, e një pushtet nuk i intereson

Shala: Fatkeqësia është se njerëzit po thonë se ata që po na thirrin protestë nuk e kanë seriozisht.

Hoxha: Për me pas seriozisht duhet me u dëshmu në kohë më afatgjate, beteja është më afatgjate.