Lajme

“Çka kam zhvatë, o pis” , zëdhënësi i KEDS-it i përgjigjet organizatorit të protestës për rrymën

12/27/2021 18:36
nga:Q R

Debati për krizën energjetike mes organizatorit të protestës kundër reduktimeve, Durim Jasharaj, dhe zëdhënësit të KEDS-it, Viktor Buzhala, ka eskaluar.

Jasharaj, i ftuar në Info Magazine, e quajti Buzhalën “zhvatës”, teksa ky i fundit iu drejtua me fjalën “pis”.

“Ti je zëdhënës zhvatës i një kompanie zhvatëse”, tha Jasharaj.

“Se ti më quan mua zhvatës, unë dhe ti do të shihemi në gjykatë. Çka kam zhvatë unë, o pis?”, u shpreh Buzhala nën tensione komunikimi.

Më poshtë mund të ndiqni përplasjen e tyre në Info Magazine të Klan Kosovës.