Cool

Çka ka të veçantë kjo pulë që shitet 40 euro, ky është arsyetimi i fermerit

05/07/2021 15:33
nga:G C

Një pulë që rritet në Francë ka çmimin prej 40 euro. Shije e pulës është shumë larg asaj të pulave të supermarketit.

Shefi i kuzhinë Jean-Michel Carrette drejton një prej restoranteve të vlerësuar me yllin Michelin në Tournous. Ai ka arritur ta mbajë këtë yll falë edhe cilësisë së lartë të mishit të pulës në menunë e tij.

Pula ‘Bresse’ është e preferuara në fakt e të gjithë shefave Michelin, si edhe e presidentëve francezë. François Hollande nuk pranonte t’i shërbehej asgjë tjetër, ndërsa edhe Emmanuel Macron thuhet se është një fans i zjarrë. Pulat rriten në rajonin historik të Bresse. Por duke qenë se Franca eksporton vetëm 5% të prodhimit, atëherë duhet që të udhëtosh deri në këtë rajon për të provuar shijen.

Pula është aq e rëndësishme për zonën, saqë përmendet disa herë në dokumentet e mesjetës. “Historia e pulës Bresse mund të gjurmohet përmes një sërë dokumentesh që tregojnë me detaje se si fermerët paguanin qiratë e tyre me pula dhe se si ua dhuronin ato ushtrive pushtuese.

Fama e pulës u përhap në shekullin e 19-të, ndihmuar edhe nga fakti se ato përkojnë me ngjyrat e flamurit francez, këmbë blu, trup i bardhë dhe lafshë të kuqe. Vlerësimi i fundit erdhi para 60 vitesh, kur pula Bresse u bë gjëja e gjallë e parë që merr një certifikatë për mbrojtje origjine, të vlefshme përgjatë Bashkimit Europian, diçka që zakonisht u jepet gjërave si shampanja, proshuta nga Parma, etj./GazetaMetro/