Lajme

Çka ka me bo Beka për Barilevën?

09/25/2025 13:54
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, u prit mbrëmë në një atmosferë të jashtëzakonshme në Barilevë.

Berisha u zotua për për definimin e pronës së stadiumit të Barilevës, që rinia ta ketë hapësirë për sport, siguria e fëmijëve në shkolla, çerdhe publike etj.

“Çka premtoi Beka për Barilevën?Zotim për definimin e pronës së stadiumit të Barilevës, që rinia ta ketë një hapësirë për sport, jo vetëm premtime! Siguria e fëmijëve në shkolla, sepse prindërit meritojnë qetësi, e fëmijët meritojnë siguri!Çerdhe publike për nënat, baballarët, e më të vegjlit tanë që meritojnë kujdesin më të mirë!Për Barilevën duhet me u bo shumë” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Çka ka me bo Beka për Barilevën?

Beka u prit në Barilevë, mbrëmë në një atmosferë të jashtëzakonshme.

Çka premtoi Beka për Barilevën?

Zotim për definimin e pronës së stadiumit të Barilevës, që rinia ta ketë një hapësirë për sport, jo vetëm premtime! Siguria e fëmijëve në shkolla, sepse prindërit meritojnë qetësi, e fëmijët meritojnë siguri!

Çerdhe publike për nënat, baballarët, e më të vegjlit tanë që meritojnë kujdesin më të mirë!

Për Barilevën duhet me u bo shumë!

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon