Lajme

Çka ka me ba Bekë Berisha për zhvillimin ekonomik të Prishtinës!

10/04/2025 15:33
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka renditur disa nga projektet që pritet të ndërmarrin kur të vijnë në krye të Prishtinës.

Berisha premtoi hapjen e 5 fabrikave, zonën industriale për 100 biznese në ‘Kodrën e Trimave’, fond subvencionimi mbi 2 milion për të rinjtë etj.

“Kemi me i hap 5 fabrika nga riciklimi e druri e deri tek ushqimi e tekstili. Kemi me bë zonën industriale për 100 biznese në ‘Kodrën e Trimave’. Kemi me subvenionu 50 sera dhe 30 ferma. Kemi me bë një fond subvencionimi mbi 2 milion për të rinjtë, kemi me i ndërtu 7 tregje të reja” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Video e plotë: