Lajme

ÇKA JANË CIKLET E ÇRREGULLTA MENSTRUALE?

01/09/2026 10:59
nga:Sh R

ÇKA JANË CIKLET E ÇRREGULLTA MENSTRUALE?

*Çrregullimet e ciklit menstrual janë ndër problemet më të shpeshta gjinekologjike dhe mund të prekin gratë në çdo moshë riprodhuese.

*Ato përfshijnë ndryshime në kohëzgjatjen, rregullësinë ose sasinë e gjakderdhjes menstruale.

*Derisa një cikël menstrual normal zgjat zakonisht 21–35 ditë me gjakderdhje prej 3–7 ditë, ciklet shumë të shkurtëra ose shumë të gjata, apo të parregullta ose me mungesa për disa muaj, flasin për çrregullime menstruale.

*Stresi, ndryshimet e peshës trupore dhe aktiviteti fizik i tepruar gjithashtu luajnë rol në çrregullimet e periodave.

*Në disa raste, çrregullimet lidhen me sëmundje gjinekologjike si fibromat uterine, polipet, endometrioza apo infeksionet.

*Diagnostikimi bazohet në anamnezë të detajuar, ekzaminim gjinekologjik, analiza hormonale dhe sipas rastit, ekografi apo ekzaminime të tjera shtesë.

*Trajtimi varet nga shkaku dhe mund të përfshijë rregullimin hormonal, trajtimin e sëmundjes bazë apo ndryshime në stilin e jetesës.

*Kontrolli i rregullt gjinekologjik është thelbësor për ruajtjen e shëndetit riprodhues.

*SPITALI “FATI IM”,ATY KU MREKULLIA FILLON!