Sporti

Çka ishte kjo | Futbollisti i Villarrealit me huqje epike, nuk shënon në portën e zbrazur ndaj Real Madridit

01/07/2023 18:26
nga:Lorik J

Skuadra e Villarrealit ka fituar ndaj Real Madridit me rezultatin 2-1, për të marrë tre pikë të mëdha në ndeshjen e parë në La Liga në vitin e ri.

Megjithatë, Villarreali mund të fitonte me rezultat më të thellë – në rast se Danjuma nuk do të dështonte në portën e zbrazët në sekondat e fundit të duelit, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madridi ishte duke sulmuar në aksionin e fundit dhe Courtois kishte lëshuar portën, teksa pas aksionit të dështuar të ekipit të Ancelottit, vendasit dolën në kundërsulm duke kërkuar golin – por goditja e Danjumas ishte e pasaktë.

Më poshtë keni huqjen e tij: