Kandidati për kryetar të Istogut nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ilir Ferati ka vizituar rrobaqepësen Mirja.
Ferati ka shkruar se bashkë me asambleistët e LDK-së e kanë uruar për punën e shkëlqyseshme.
Shënimi i plotë i Feratit:
Në vizitë te Mirja – rrobaqepësja jonë e njohur. Bashkë me asambleistet e LDK-së, e uruam për punën e shkëlqyeshme që e bën çdo ditë dhe e njoftova që bizneset familjare e sidomos ato që udhëhiqen nga gratë janë prioritet i imi dhe do jenë i komunës që unë do udhëheq!
Mirja më dhuroi një bluzë, të qepur nga ajo, me mbishkrimin “Iliri për Istogun,” për këtë e për mikpritjen e saj e falenderoj shumë ✌?.
#iliripëristogun
#iliripërekonominëfamiljare
#iliripërbarazi


