Showtime

Çka gjeti policia në lokalin e autorit që vrau 27-vjeçarin në Tiranë

05/12/2021 11:11
nga:Genita C

Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin.

Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.

Mehmet Qema, 27-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në rrugën ‘5 Maji’, ishte një personazh i njohur për publikun edhe në rrjetet sociale. Shpeshherë ai shihej nën shoqërinë e reperave të njohur dhe është bërë pjesë e disa videoklipëve.

 

Në fotografinë e fundit të postuar nga vet Qema, i njohur ndryshe si ‘Tallman’ shihej në shoqërinë e moderatorit kosovar, Meriton Mjekiqi dhe reperit Marin. Po ashtu ishte mik edhe i shumë reperëve tjerë si Stresi, Getinjo, Baby G, e disa të tjerë.

Është vetëdorëzuar në policia autori i vrasjes së 27-vjeçarit në Tiranë. Marjus Dema, 28 vjeç, i cili dyshohet si autor i vrasjes së shokut të tij është vetëdorëzuar pas negociatave të familjarëve mes policisë dhe autorit. Po ashtu janë vetëdorëzuar edhe 5 personat tjerë të cilët ishin në kërkim për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Për vrasjen e 27 vjeçarit kanë reaguar edhe shumë nga fytyrat publike:

Vip-at shqiptarë të tronditur nga vrasja e 27- vjeçarit!