Lajme

ÇKA ËSHTË SINDROMA E ZORRËS SË IRRITUAR ?

09/05/2025 13:35
nga:Sh R

ÇKA ËSHTË SINDROMA E ZORRËS SË IRRITUAR ?

*Sindroma e zorrës së irrituar e njohur si IBS është një çrregullim që e prek stomakun dhe zorrët të cilat ndryshe njihen edhe si trakti gastrointestinal.

*Simptomat zakonisht përfshijnë ngërçe, dhimbje barku, fryrje, gazëra, diarre ose kapsllëk, apo të dyja.

*Një numër i pacientëve mund të menaxhojnë këtë situatë duke kontrolluar dietën e tyre e disa të tjerë duhet të kenë nevojë për trajtim më të detajuar.

*Shkaqet e sakta të sindromës së zorrës së irrituar nuk dihen por ushqimi luan rol të rëndësishëm në paraqitjen e simptomave.

*Shumë njerëz kanë simptoma të IBS kur hanë ose pinë ushqime ose pije të caktuara si produktet e qumështit, fasulet, lakra, dhe pijet e gazuara.

*Stresi poashtu e përkeqëson situatën, shumica e njerëzve me IBS përjetojnë simptoma të forta gjatë periudhave të stresit të shtuar.

*Kjo sindromë nuk njihet si faktorë që mund të paraqesë rrezik për kancerin e zorrëve.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar gastroenterolog.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!