Ngjarjet për ditën e sotme, 29 qershor 2023:
Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me projektin Drejtësi Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, organizojnë ceremoninë e përvjetorit të “Platformës kombëtare për mbrojtje nga diskriminimi për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”. (Ora 10:00, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton Draft Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit dhe ligjit për ndryshimin e plotësimin e ligjit për kontrollin e duhanit. (Ora 11:00, Ndërtesa e Kuvendit, N10)
Kuvendi mban vazhdimin e seancës, në rend dite një varg pikash nga seancat e kaluara. (Ora 12:00, Ndërtesa e Kuvendit)


