Ngjarjet kryesore të ditës së sotme, përcjell GazetaBlic.
9:15
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, mban konferencë për medie të thirrur nga ministri Liburn Aliu për hidrocentralet. (Ura në Brezovicë)
10:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
10:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për medie. (Ndërtesa ish-Rilindja)
10:00
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Marrin pjesë ministrat Nagavci e Çeku. (SHFMU “Hasan Prishtina”, në Prishtinë)
10:00
Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Objekti i bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK) Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
11:00
Let’s Do It Kosova në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, organizon aksion pastrimi për nder të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Lagja “Arbëria”, Prishtinë)
11:00
Lëvizja Fol organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
12:00
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”)
12:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
12:00
Me rastin e shënimit të Ditës së Tokës, Green Art Center (GAC) dhe Shkolla e Gjelbër, organizojnë aktivitet. (Shkolla e gjelbër, Prishtinë)
14:00
OJQ “Projekti 5 cent”, për “Ditën e Tokës”, bën mbjellja e 51 fidaneve në oborrin e ShFMU “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Mbjellja e fidaneve do të bëhet nga 51 pjestarët e FSK-së. Marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së Rrahman Rama etj. (ShFMU “Ibrahim Rugova”, Obiliq)
14:00
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë)
15:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca)
16:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë)
17:00
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së)
LEXO EDHE:
“Kurti do të vendos reciprocitetin, do të shohim drama të reja”