Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

04/19/2021 07:09
nga:Q R

Këto janë ngjarjet kryesore të ditës së sotme, përcjell GazetaBlic.

10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)

10:00
Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, mban konferencë për medie ku do të prezantoj të gjeturat kryesore nga anketimi i bizneseve, për tremujorin e katërt të vitit 2020. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)

13:30
Drejtoria për Shërbime Publike e Prizrenit organizon takim me individët dhe OJQ-të, që punojnë në fushën e mjedisit dhe që kontribuojnë në mbrojtjen e resurseve natyrore. (Salla e Kuvendit Komunal- Prizren)

18:30
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz do të bëjnë përurimin e projektit “Ndriçimi i Kalasë”. (Kalaja e Prizrenit)

LEXO EDHE:

Hyjnë në fuqi masat e reja Anti Covid