Lajme

‘Civilët’ në aksion, vendose maskën

08/31/2021 13:59
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë angazhuar policë civil për të zbatuar planin operacional për prandalimin e COVID 19 raporton Gazeta Blic. 

Sipas një njoftimi nga policia ato po kontrollojnë nëse qytetarët e Kosovës po respektojnë masat që janë në fuqi, përfshirë këtu edhe bartjen e maskës.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës sipas planit operacional për parandalimin e pandemisë COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarët policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.
Të njejtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajn deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara.

ShSKUK: 1259 pacientë në trajtim nga COVID-19