Sporti

City kërkon fitoren e radhës, Chelsea këndelljen – Ndeshje interesante në Premier League

05/06/2023 10:35
nga:Mergim Rreci

Disa takime interesante do të zhvillohen sot në Premier League.

Në fushë zbresin disa nga skuadrat e mëdha, Chelsea, Manchester City, Tottenham dhe Liverpool, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Qytetarët’ e Pep Guardiolas kërkojnë tre pikët e radhës ndaj Leeds United, atje ku janë favoritë absolut në letër. Me një fitore të mundshme sot, City do të marshonte fuqishëm drejt titullit kampion.

Chelsea do të përballet me Bournemouth, me londinezët që kanë harruar ‘aromën’ e fitores në Premier League.

Liverpool i Jurgen Klopp kërkon poashtu pikët e plota ndaj skuadrës së Brentford.

/GazetaBlic Sport/