Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar që Rezoluta të trajtohet si pikë e parë e rendit të ditës, raporton Gazeta Blic.
Çitaku ka theksuar se nuk është ‘turp dhe as dobësi’ që shumica parlamentare t’a pranojë kërkesën e opozitës
“PDK falenderon Grupet Parlamentare për kontributet në hartimin e Rezolutës. Me aq sa kuptova është arritur dakoordim për tekstin e Rezolutës. Duhet të trajtohet si pikë e parë sepse nuk ka diçka më të rëndësishme se kjo. Nuk është ‘turp dhe as dobësi’ që shumica parlamentare t’a pranojë kërkesën e opozitës. Ju lutem ta vendosni si pikë të parë të rendit të ditës” deklaroi Çitaku raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


