Lajme

Çitaku tek familja e ish-presidentit Thaçi në Burojë: Aty ku shkëlqen plisi

02/17/2023 20:46
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka njoftuar për vizitën e saj përgjatë Ditës së Pavarësisë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Aty ku shkëlqen plisi”, ishte mbishkrimi i fotografive të shpërndara nga vizita tek familja e ish-presidentit.

Në vizitë pjesëmarrës ishin edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.