Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që nuk e lejon ish-presidentin Hashim Thaçi të merrte pjesë në varrimin e babait të tij, raporton GazetaBlic.
Ajo ka shprehur dhimbje dhe indinjatë për këtë padrejtësi, duke theksuar se ishte një akt i ftohtë dhe çnjerëzor që ia mohoi të drejtën themelore për të dhënë lamtumirën e fundit.
Çitaku e ka cilësuar këtë si një padrejtësi të rëndë, që nuk ka lidhje me drejtësinë, duke shtuar se historia do ta gjykojë këtë veprim.
E plotë:
Baca Haxhi nesër do të përcillet në rrugëtimin e tij të fundit, i rrethuar nga dashuria dhe nderimi i të gjithëve ne që e njohëm dhe e çmuam jetën dhe veprën e tij.
Do të jemi aty për ta përcjellë me respekt e dhimbje, por edhe me krenari për gjithçka që ai dha për këtë tokë.
Por dhimbja bëhet edhe më e rëndë, sepse biri i tij nuk do të jetë pranë për ta dhënë lamtumirën e fundit. Një padrejtësi e rëndë, e ftohtë dhe çnjerëzore ia mohon këtë të drejtë themelore. Kjo nuk është drejtësi. Gjykatë e specializuar në padrejtësi.
Kjo është dhimbje e dyfishtë, padrejtësi që historia do ta gjykojë.