Lajme

Çitaku: “Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”

12/10/2022 19:32
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka reaguar sërish pas vendimit për shtyrje të zgjedhjeve në veri.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook tha se qeveria dështoi të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Ajo po ashtu përmendi edhe mbylljen e dy pikave kufitare në veri. Sipas saj, ky është dështim pas dështimi.

“Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve. Për më tepër, Qeveria Kurti paska mbyllur sonte edhe dy pikat kufitare në veri. Dështim pas dështimi”, shkroi Çitaku.