Lajme

Çitaku: Qeveria Kurti e zhytur në afera, deklaratat për “pastërti” janë gënjeshtra

01/20/2026 17:58
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Albin KurtiN, duke i quajtur të pavërteta deklaratat e tij se Qeveria ka qenë pa afera korruptive, raporton GazetaBlic.

Ajo ka theksuar se disa ministra janë nën aktakuzë dhe ka përmendur, sipas saj, afera multimilionëshe që lidhen me rezervat shtetërore, tregtinë e energjisë dhe kontrata pa tender.

Çitaku ka akuzuar Kurtin edhe për refuzim të përgjigjes ndaj Prokurorisë, duke thënë se kjo nuk përfaqëson shembull apo përgjegjësi, por gënjeshtra.