Lajme

Çitaku për vendimin e Themelores për energjinë: Kërkesën e inicioi PDK-ja, fituan qytetarët

05/18/2022 22:05
nga:Q R

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka folur për vërtetimin e Gjykatës së Apelit për vendimin e Themelores në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Çitaku ka thënë se iu dhe të drejtë kërkesës së iniciuar nga PDK, ku fituan qytetarët.

“Gjykata e Apelit i dha të drejtë të plotë kërkesës të iniciuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së, dhe në besojmë se para së gjithash është një fitore për qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk do ta paguajnë më çmimin e Energjisë, dhe ZRrE-ja ka për detyrim që ta zbatojë vendimin e Gjykatës”, tha Çitaku në Prime Time.