Lajme

Çitaku për vdekjen e policit Kryeziu: Një jetë e re e këputur shumë herët

08/23/2026 11:42
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në krye të detyrës, raporton GazetaBlic.

Çitaku e ka cilësuar humbjen si të rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës, duke theksuar se Kryeziu humbi jetën teksa po i shërbente vendit dhe qytetarëve.

“Pusho në paqe, Altin. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjes dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e njohën”, ka shkruar Çitaku.