Lajme

Çitaku për shpalljen Non Grata të Sali Berishës: Nuk është vendim i rastësishëm dhe as shkak i lobingjeve!

06/24/2021 22:09
nga:Y I

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar vendimin e administratës Biden për shpalljen Non Grata të ish-kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

Çitaku thotë se SHBA-të nuk marrin vendim të kësaj natyre rastësisht dhe se nuk janë produkt i lobingjeve.

“SHBA-të nuk marrin vendime të kësaj natyre rastësisht. Nuk mund të jetë në asnjë rrethanë rol i lobingjeve. Nuk janë të rëndësishëm lobingjet në SHBA aq sa mitizohen. Asnjëherë nuk është rastësi, është vendim që administrata Biden e kanë marrë pas shumë analizazh” tha Çitaku në Rubikon raporton “Gazeta Blic”

Vlora Çitaku: Nuk do të kandidoj për kryetare të PDK-së me 3 korrik