Lajme

Çitaku për Qeverinë: Këta nuk duan të qeverisin por të sundojnë

05/25/2023 12:09
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se sulmet e vazhdueshme të qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre.

Ajo tha se kjo qeveri nuk dëshiron që të qeverisë, por të sundojë.

“Sulmet e vazhdueshme të Qeverisë kundër emrave të përveçëm, prokurorëve, gazetarëve, sindikalistëve, janë dëshmi e vrazhdë e mendësisë totalitare të tyre. Këta nuk duan të qeverisin. Duan të sundojnë. Ose nënshtrim, ose stigmatizim. Rrugë tjetër nuk ka në mendësinë e tyre.

Deklarata e djeshme e Ministres së Drejtësisë është në këtë frymë”, ka deklaruar ajo.