Lajme

Çitaku për mbledhjen e KS: Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë

02/09/2024 08:04
nga:N K

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka quajtur mjerim dhe marrëzi diskutimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mbrëmjen e së enjtes.

Përmes një statusi në Facebook, Çitaku ka shkruar se fjala e Kosovës ka rëndësi kur ajo mbështetet nga aleatët e saj.

Sipas Çitakut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tjerë, nuk e mbështetën Kosovën në këtë mbledhje.

“Kuptojeni, në OKB rëndësi ka fjala jonë nëse e mbështesin aleatët.

Dëgjojeni fjalimin e Ambasadores së SHBA-ve. Dhe aleatëve tanë.

Mjerim dhe marrëzi që Qeveria jonë e solli punën në këtë pikë.

Sa më pak që të flitet në KSOKB për ne, aq më mirë”, ka shkruar Çitaku.