Sekretarja e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për prishje të raporteve me aleatët e Kosovës, veçanërisht me SHBA-të.
Sipas saj, përfaqësuesit e Qeverisë dhe vet kryeministri Kruti në vazhdimësi ka qenë kundër zyrtarëve të lartë të SHBA-së duke i quajtur, siç tha, naiv
“Në fillim kërkonin me çdo kusht largimin e Grenellit, pasi u largua Grenelli dhe erdhi Blinken filluan sharjet, fyerjet dhe etiketimet edhe karshi Blinkenit edhe karshi Escobarit. Në fillim Lajçaku ishte i duhur dhe i dashur, pastaj filluan sharjet dhe etiketimet edhe karshi tij. Nëse Clinton nuk bën, Bush nuk bën, Obama nuk bën, Trump nuk bën, Biden nuk bën, është koha ta shohësh vetën pak në pasqyre. Kosova ka arritur suksese të mëdha, të jashtëzakonshme kur është koordinuar me aleatët. Është mrekulli mënyra se si jemi krijuar si shtet, dhe kjo mrekulli do të ishte e pamundur pa mbështetjen e fuqishme të aleatëve tanë”, tha Çitaku.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka komentuar edhe emërimet e reja në Administratën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump. Tha se raportet Kosovë-SHBA nuk varën se kush emërohet në postet kyçe në SHBA, por varët nga qasje e Qeverisë së Kosovës.