Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse, raporton GazetaBlic.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” ka kritikuar kryeministrin Kurti, teksa thotë se ky i fundit duhet të sqarojë deklaratat e aleatëve ku thonë se “nuk është koha për njohje reciproke”.
“Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion”, shkruan tutje Çitaku.
Shkrimi i plotë:
Një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Kryeministri duhet të na e sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?
Duhesh me qenë tej mase amater e I padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.
Ja gjenialiteti i Kryeministrit.