Vlora Çitaku, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosvoës, është e ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, ku tregon se a do ta votoj përseri Vjosa Osmanin si presidente të vendit.
Çitaku thotë se PDK nuk e ka votuar Osmanin as herën e kaluar, ku shton se as tani nuk pret që të ndryshoj qëndrim.
“PDK nuk e ka votuar zonjën Osmani as herën e kaluar dhe nuk pres që të ndryshoj qëndrim, dhe nuk e kam të qartë ende se a ka ambicie zonja Osmani të garoj edhe për një mandat. Ka shumë mënyra për ti shërbyer vendit. Zonjën Osmani e ftuan në Turqi zoti Kurti po miret me numra në Prishtinë”, tha ajo.
Nënkryetarja e PDK-së, i bën apel kryetarit të LVV që ta zhbllokojë situatën sepse vendi ka nevojë për institucione.
“Rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës na e imponon që ta takohemi cdo 48 orë, në përpjeke të konstitumit. I bëj apel kryetarit të LVV që të zhbllokojë situatën, Kosova ka nevojë për institucione, ta respektoj ligjin që e ka hartuar ministrja e tij e të cilin e kanë votuar deputetët e tij e për të cilin ne kemi qenë kundër. Ta respektoj ligjin, ti ndërtojmë insitucionet dhe të ecim tutje, nëse duan votën e PDK për raportin, ne nuk mundemi me vetdije ta shkelim ligjin“, u shpreh ajo.
Sa i përket dështimit të seancës konstituive, Çitaku thotë se nëse vazhdon ky cikël do të aktivizohen edhe mekanizma tjerë, ku pret një angazhim të drejtëpërdrejtë të instancave joparlamentare.
Çitaku tregon se PDK nuk ka asnjë variant që të bëjë koalicon me LVV, ku thekson se nuk ka asgjë personale por sepse janë shumë të ndryshëm në mënyrën se si e shohin Kosovën
“Nëse vazhdon ky cikël do të aktivizohen edhe mekanizma tjerë, presidentja e Republikës e ka në mandatin e saj mbikqyrjen e institucioneve, kështu që në rast se vazhdon pafundësisht unë pres një angazhim më të drejtëpërdrejtë edhe të instancave joparlamentare. Nuk ka asnjë variant në të cilin PDK do të bënte koalicon me LVV, jo pse kemi dicka personale por se jemi shumë të largët, jemi të ndryshëm në mënyrën se si e shohim Kosovën. As nuk ka kërkesë as nuk ka ofertë. Ne do të bëjmë përpjekje që të ndërtojmë insitcione dhe do të bëjmë përpjekje serioze, ne nuk kemi kohë për me humbë se gjërat po ndodhin shpejtë dhe janë jashtë kontrollit tonë. Ne jemi gati për zgjedhje“, përfundoi Çitaku, raporton GazetaBlic.