Lajme

Çitaku pas vdekjes së gazetarës Rudina Dervishi: U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë

09/16/2023 22:11
nga:Sh R

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është shprehur e mërzitur pas vdekjes së gazetares së Zërit të Amerikës, Rudina Dervishi.

Çitaku tha se Rudinën do ta kujtojë gjithmonë me qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore.

“Rudinë, U mërzita shumë nga ikja jote e parakohshme nga kjo botë. Kam me ta kujtu tërë jetën qetësinë, çiltërsinë, mendjen e bukur e buzëqeshjen hyjnore. Dritë të pastë shpirti”, ka shkruar ajo në Facebook.