Lajme

Çitaku pas vdekjes së babait të “Calit”: Vdiq pa e përqafuar djalin – gjykatë e turpshme

12/25/2025 12:51
nga:G B

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vdekjes së babait të Salih Mustafës.

Përmes një postimi, ajo është shprehur e indinjuar me Gjykatën Speciale, e cila nuk e lejoi Mustafën ta vizitonte babanë e tij derisa ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë gjykatë, Çitaku e ka quajtur “të turpshme”, duke theksuar se kjo nuk është as drejtësi e as njerëzi.

“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është njerëzi. Gjykatë e turpshme”, ka shkruar ajo.

Babai i Salih Mustafës, Jahja, vdiq mëngjesin e sotëm.