Lajme

Çitaku pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës: Nuk e besoj që Serbia është e vetmuar në këtë skenar

09/24/2023 13:41
nga:G C

“Tashmë është e qartë për këdo, sulmi i sotëm është sulm terrorist, i planifikuar dhe me objektivë të qartë: vrasjen e policëve, cënimin e rendit kushtetues dhe nxitjen e konflikteve ndëretnike në Kosovë”, kështu ka deklaruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Më tutje ajo ka thënë se “institucionet e rendit duhet që t’i koordinojnë hapat me aleatët e Kosovës” pasi ajo ka shtuar duke thënë se “nuk e beson që Serbia është e vetmuar në këtë skenar”.

“E diplomacia jonë duhet të jetë shumë aktive. Serbia do të mundohet ta përmbysë të vërtetën, si gjithmonë”, ka thënë ajo.

Çitaku ka përfunduar duke thënë se “grupet kriminale[ që sulmuan Policinë e Kosovës] duhet të sillen para drejtësisë”.