Lajme

Çitaku pas deklaratës së Haxhiut në seancën gjyqësore: Të dorëzuar i duan të gjithë por kjo mendësi nuk kalon në Kosovë!

02/10/2023 17:18
nga:Y I

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklarimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i cili i ka kërkuar prokurorit të dorëzohet për çështjen ku e njëjta akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Çitaku ka thënë se kjo mendësi në Kosovë nuk kalon.

“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë. Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën. Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë” shrkuan Çitaku raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Haxhiu i kërkon prokurorit të dorëzohet dhe tërhiqet nga aktakuza për gazin lotsjellës