Lajme

Çitaku: Pandëshkueshmëria, kjo kryefjalë e Qeverisë Kurti 2

03/21/2023 23:46
nga:Genita C

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera u theksuan aferat korruptive qeveritare dhe mungesa e ndëshkimit të tyre.

Çitaku tha se “pandëshkueshmëria”, bazuar në këtë raport, po del të jetë kryefjalë e Qeverisë Kurti 2.

“Pandëshkueshmëri për korrupcion, pandëshkueshmëri për dhunë ndaj grave dhe grupeve tjera të ndjeshme”, tha ajo në Facebook.

“Martin Berishaj personi më përfaqësues i establishmentit revolucionar”, tha tutje.