Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në pushtet aktualisht është një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëliret e politikanëve të papërgjegjshëm.
“Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është” shkruan Çitaku në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Pra, në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.
Në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambicjet, e ndonjëherë edhe deliret e politikanëve të papërgjegjëshëm.
Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është.


